Video emocionuese! Majori feston ditëlindjen në rrugë, momenti kur surprizohet nga kolegët

29/03/2020 - 17:35

Ka qenë një ditëlindje ndryshe këtë vit ajo e major Bledar Bimaj, komandanti i operacionit të Policisë Ushtarake për zbatimin e masave të qeverisë kundër përhapjes së COVID-19.

Kolegët e major Bimajt e kanë surprizuar komandantin e tyre, i cili i fryu qirinjve dhe tortës së vendosur mbi një nga mjetet e blinduara të FA, gjatë operacionit në terren.

Komandantin e operacionit për kryeqytetin e ka uruar edhe vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ka publikuar në rrjetin social Facebook një video nga surpriza e kolegëve të tij.

"Po jetojmë ditë të vështira por pikërisht në ditë të tilla vlerësohet edhe më shumë sakrifica, kontributi dhe solidariteti njerëzor. Djemtë e Policisë Ushtarake, të cilët bashkë me 5 mijë efektivë të Forcës së Armatosur prej 3 javësh janë në terren, kanë suprizuar kolegun e tyre major Bledar Bimaj në 38-vjetorin e lindjes. Çaste të tilla janë burim force e energjie për t'ia dalë mbanë të gjithë bashkë. Gëzuar ditëlindjen major! Faleminderit për shërbimin çdo efektivi të FA!", shkruan ministrja Xhaçka.

Forcat e Armatosura vijojnë prej 3 javësh jo vetëm patrullimet në qendrat urbane, por edhe shpërndarjen e ndihmave për qytetarët në të gjithë vendin.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Qendrës Europiane të Drogave duke e cilësuar një kambanë e for

Ditën e sotme, ambasadorët e SHBA, të BE-së dhe të Britanisë kanë zhvilluar një takim me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në se

Përmes një konference për shtyp, Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahemtaj foli

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve të cilën kërkonin me ngulm hapjen e kufinjve.

Ambasadori Italian, Fabrizio Bucci ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim në selinë blu ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dh

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot me rastin e 86-vjetorit të lindjes komentatorin e njohur, profesor Ismet Bellova.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një deklarate nga selia blu, tha se Banka Botërore ka parashikuar situatë të rë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet e saj sociale ka uruar fëmijët për fest

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës se ka shpenzuar 100 mijë euro nga paratë e shqiptarëve për udhëtim me charter pë