Kreu i PD, Lulzim Basha i shoqëruar nga kreu i bashkisë së Kavajës ka zhvilluar një takim me tregtarët dhe bizneset në Kavajë për të diskutuar skemën e futjes së TVSH për bizneset e vogla. Tregtarët i janë ankuar kryedemokratit se e futja e skemes se TVSH po i falimenton.

Tregtari 1:

Basha: Si shkojnë punët, sa vite ke që merresh me tregti?
Tregtari: Kam 27 vite
Basha: Ke marrë vesh për këtë punën e TVSH?
Tregtari: Po kemi marrë vesh nga televizori, po ska ardhur njeri të na sqarojë. Unë mallin e marr me dokumente dhe me TVSH sipas formularit.
Basha: Po si biznes i vogël paguan TVSH?
Tregtari: Jo, ne kemi një ekonomist dhe paguajmë detyrimet
Basha: Po skema e TVSH të rëndon?
Tregtari: Po më rëndon, pasi ekonomia është e dobët
Basha: Sa e ke xhiron?
Tregtari: Sot nuk kam bërë xhiro.
Basha: Nëse ke kohë, hajde na u bashko.

Tregtari 2:

Basha: Keni marrë vesh që do ju fusin në skemën e TVSH?
Tregtari: E kemi marrë vesh dhe kjo është dëm për ne.
Basha: Do ju detyrojnë të rrisni çmimet?
Tregtari: Ose të falimentojmë dhe ta mbyllim.
Basha: Sa xhiro bëni?
Tregtari: Shumë pak
Basha: Unë po takoj tregtarët për t’i informuar se çfarë dëmi sjell skema e TVSH se shumica nuk e di. Me falimentimin e bizneseve të vogla përfitojnë oligarkët se qeveria dhe TVSH do ta japë me koncesion.