Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka zhvilluar një takim me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas.

“Ne jemi këshilluar me specialistë të vendeve në zhvillim, kemi mobilizuar mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, për të siguruar që planet të jenë gjithëpërfshirëse e të detajuara, për ta shpëtuar Shqipërinë dhe për ta futur në shtegun e rritjes”. ka thënë ai.

Sipas Palokës, programi përfshin: anëtarësimin në Bashkimin Evropian; rehabilitimin e ekonomisë; shërimin nga papunësia; rikthimin e të rinjve; angazhimin e gruas; zhvillimin e arsimit e të infrastrukturës, etj.

“Ne do të lëvizim buxhetet që shpenzohen për gjëra të panevojshme, drejt pikave të nxehta që kanë vërtet nevojë në Shqipëri. Së bashku me ju, do ta fusin Shqipërinë në shtegun e duhur të zhvillimit.

Shqipëria ka mbetur në vend-numëro!

#ShqiperiaFITON“, është shprehur Paloka gjatë takimit me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas së PD-së.