Këto pamje të filmuara me dron vijnë nga vendgrumbullimi i plehrave tek ish-miniera në Manëz, buzë rruge në një zonë të pyllëzuar.

Në kohën kur Durrësi po vuan seriozisht gjetjen e një pike grumbullimi të plehrave, ku prej disa ditësh Porto-Romano është mbyllur dhe plehrat nuk kanë ku të derdhen, situata paraqitet alarmante.

Nënkryetari i PD-së Durrës, Arlind Boshku, i cili publikon këto pamje, thotë se ajo që po ndodh sot në Manëz është e tmerrshme, në një zonë turistike me plot komplekse, resorte e vila private.

“Ishte lajmëruar nga Qeveria që plehrat e Durrësit do derdheshin në landfillin e Sharrës por jo!!! Plani për shkatërrimin e Durrësit dhe ish-komunave për rreth po i funksionon Qeverisë! Po ndodh një krim në flagrancë!”, shkruan ndër të tjera Boshku.

Postimi i Boshkut: