Nën ethet e zgjedhjeve bashkiake, kanë filluar edhe thashethemet e para, jo vetëm nga protagonistët, por edhe për protagonistët.

Kamera e A2 CNN ju sjell bisedën e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me deputetin socialist Sadi Vorpsi në seancën e së enjtes në parlament. Edhe pse ka pak ditë në qeveri, Balluku duket qartë se është një nga njerëzit më të rëndësishëm në PS, edhe në funksion të zgjedhjeve lokale.

Në bisedën e WhatssAp, pasuesja e Damian Gjiknurit duket se nuk ka ndonjë konsideratë të lartë për Kryebashkiakun e Vorës, Fiqiri Ismaili me 3 mandate, ndërsa ndalet veçanërisht të Bashkia e Elbasanit.

Zbardhja e bisedës:

Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)

Vorpsi: Ha ha

Balluku: Si do e shkulim nga aty atë plehrë

Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate

Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët

Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë

Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin

Vorpsi: Po po, e di

Balluku: Dhe po e bën shumë mirë

Vorpsi: Eshtë djalë super ai

Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. i qartë fare. Gledi është fantastik

Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.

Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.

Vorpsi: e Rëndësishme…