Edhe pse prej disa ditësh studentët protestojnë në pritje të plotësimit të 8 kërkesave të tyre, kjo nuk e pengon kryeministrin Edi Rama të vijojë me rutinën e tij, duke shpërndarë si për çdo ditë një video në rrjetet sociale.

Këtë herë Rama iu ka uruar mirëngjes shqiptarëve me pamje nga Memoriali i Skënderbeut, ndryshime që sipas tij janë si dita me natën.

“MIRËMËNGJES 

dhe me këto pamje nga Memoriali i Skënderbeut, ku pas përfundimit të restaurimit tërësor mbi rrënojat e Kishës së Shën Nikollit, shijohet një ndryshim si nata me ditën, ju uroj një të dielë të qetë", shkruan Rama në Facebook.