Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përjashtuar nga seanca e sotme parlamentare pasi debatit të ashpër me Kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së kreut të qeverisë, Noka shkoi drejt foltores së Parlamentit duke ofenduar Kryeministrin.

Pjesë nga debati:

Rama për Nokën: Nga ç’pyll e keni sjell këtë mo?

Flamur Noka: Nga pylli i sat ***

Edi Rama: Në ç’pyll e gjete këtë Sali, nga ka dalë ky? Ç’është ky mo? Futeni në strofull këtë mo? Nga doli ky mo.

Gramoz Ruçi – Flamur Nokës: Pasi të kam tërhequr vëmendjen, pasi kam dhënë vërejtje, ke 2 minuta që po pengon seancën, të përjashtoj nga seanca plenare.

Pas këtij momenti, punimet e Parlamentit u ndërprenë.