Një debat i ashpër është zhvilluar mes kryetarit të komisionit të ekonomisë Erion Braçe dhe deputetit të PD-së Agron Shehaj në mbledhjen e sotme, ku diskutohej projektbuxheti 2018.

Po si nis sherri? Pas pyetjes së ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, deputeti Shehaj ka kërkuar të flasë më gjatë, por është ndërprerë nga kryetari i komisionit Erion Braçe, që me sa duket e ka cilësuar koment të deputetit jo pyetje.

Në mbledhje po diskutohej mbi buxhetin e organeve të Vettingut, kur deputeti Shehaj ka ndërhyrë duke thënë se këto organe nuk do të jenë të pavarura. Pas ndërprerjes së fjalës, nisi edhe debati i ashpër që gati shkoi me përplasje fizike mes dy deputetëve.

Shehaj: Zoti kryetar unë personalisht nuk kam shumë eksperiencë në politikë dhe në komisione. Por, këtë sjellje që shoh nga ana juaj në këtë komision…

Braçe: Faleminderit shumë, mua nuk më vlerësoni dot sjelljen. Faleminderit, nuk ka fjalë për…Nuk jemi mbledhur këtu për mua. Më vjen keq.

Tabaku: Ka të drejtën e fjalës.

Braçe: partia jua, thoni ça të doni se s’më intereson fare.

Tabaku: E kam për procedurë.

Braçe: Zonja Tabaku, edukatë morale nuk duroj dot unë.

Tabaku: E kam për procedurë.

Braçe: Më vjen keq! Të vijë ministri tjetër.

Tabaku: Në qoftë se do ta vazhdosh mbledhjen vetëm…vazhdoje.

Braçe: Si ta keni, pa asnjë problem fare.

Tabaku: Zoti kryetar kur kërkojnë fjalën anëtarët e komisionit mund të kenë pyetje edhe më të gjata.

Braçe: Jo, pyetje jo. Pyetje të gjatë nuk janë komente.

Tabaku: Ashtu siç i kanë pyetjet, nëse s’marrin përgjigje…

Braçe: Zotëria e tha vetë “Ky ishte opinioni im për çfarë tha ministrja”. Më vjen keq. Pse do ta bësh opinionin pyetje. S’ka pikë kuptimi. Ndryshe si bie radha asnjërit në këtë komision.

Shehaj (pa mikrofon, në këmbë): Zoti kryetar jeni të pangopur. Nuk të mjaftuan 27 vjet.

Braçe: Më duhen 38 mln dollarë.

Shehaj: Të duhen 38 mln dollarë ë…I pangopur.

(Shehaj në këmbë dhe i afrohet Braçes”

Braçe: Hajde, hajde (me shenjë që të largohet).

Për pas hyn gardisti, largon Shehaj. Vijojnë replikat në distancë. Shehaj afrohet sërish dhe pas 2 sekondash, Braçe çohet më këmbë dhe i afrohet deputetit të PD-së, duke i thënë disa herë të ikë. Madje dëgjohet edhe një fjalor banal.

Braçe: Ik tani, ik tani! Ik se s’më ha k***. Ik se e mora vesh.

Tabaku: Zoti Braçe…

Braçe: Po ik tani. (Shehajn e tërheq gardisti. Braçen e tërheq deputeti i PS-së Anastas Angjeli)./BW