Lulzim Basha ka reaguar në mesnatë pas arrestimit live të ish-deputetit Bardh Spahia.

Ai shkruan në Facebook, se kriminelët shesin moral në studio televizive dhe Spahia që protestoi kundër tyre, arrestohet.

“Kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive.

Bardh Spahia arrestohet pse protestoi kundër krimeve të tyre.

Ne nuk do të ndalemi derisa ta shporrim këtë bandë dhe kreun e saj!”, shkruan lideri i opozitës Lulzim Basha.

Demokrati Bardh Spahia është ndaluar mbrëmë nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim. “Top Channel” ka transmetuar live pamjet nga ndalimi i tij, pasi ish-deputeti demokrat po paraqitej për një lidhje direkte në emisionin “Open”.