Ndërkohe që kreu i PD-së, Lulzim Basha fliste në foltore, deputeti Sali Berisha i ka kërkuar kreut të Kuvendit që Saimir Tahiri të nxirret jashtë.

Berisha e ka quajtur të turpshme praninë e tij pas raportit të progresit të KE për vendin tonë.

"Nxirreni jashte, se po kremtoni raportin me njeriun kryesor të drogës në Ballkan bashkë me Ramën, nxirreni jashtë! Mos festoni me të mos zotëri. Atëherë ftoni dhe Habilajt dhe Balilin të vijnë këtu."

Nga ana tjetër, nuk ka munguar përgjigja e shpejtë nga ana e Tahirit. "O Sali si je çmendur kështu?!"– i ka thënë ai, teksa është ngritur në këmbë dhe ka qeshur kur Berisha e filmonte.