Videoja e Lleshajt: ‘Policët, fytyra jonë’, Vasili: Dorëhiqu!

11/02/2019 - 18:38

“Kur mos të më shihni mua shpesh, do më shihni tek fytyra e policëve. Shihni ata, si të jenë ata, ai jam unë. Në qoftë se do i shihni policët me krimin, dijeni që jam unë me krimin. Në qoftë se i shihni policët e dehur, dijeni se po pi unë. Në qoftë se i shihni policët e pasjellshëm, do dini që po sillem unë. Ata do të jenë fytyra jonë”. Këto janë fjalët e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj thënë në emisionin “Opinion” që sot pas publikimit të videos së policit në Malësi të Madhe janë rikthyer në kujtesë.

Pikërisht këtë pjesë ka shkëputur kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, duke i bashkëngjitur dhe disa sekuenca të videos së policit në Malësi të Madhe për t’i kërkuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dorëheqjen. Madje Vasili e quan të kryer këtë pjesë

“Pse e vonon dorëheqjen Lleshaj? Shiheni në video se si i merr përsipër vetë përgjegjësitë ministri i brendshëm Lleshaj. Me siguri do ta ketë dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së fundit të turpshme të policisë në Malësinë e Madhe. Ja shiheni vete ç’ka thënë i intervistuar nga Fevziu”, shkruan ai.

Edhe deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka publikuar videon e Lleshajt që po qarkullon në rrjetet sociale pas zbulimit dhe arrestimit të policit në Malësinë e Madhi që akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

“Ku e ka degraduar Edi Rama policine e shtetit, njerez me rekorde kriminale, pedofil i emeron ne polici pasi i perdor per fushate elektorale. Ministri i Brendshem duhet urgjentisht te japi doreheqjen. Vet ka deklaruar qe ‘Nese shikoni nje polic te dehur ai jam une’. Sot kemi pare nje polic qe ngacmon seksualisht nje te mitur dhe nje komisariat i tere nuk merr persiper denoncimin e familjes se vajzes. Sot duhet te shkarkohet i gjithe komisariati dhe Ministri i Brendshem duhet te jape doreheqjen”, shkruan Braimllari.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbledh sot në orën 11:00 Kolegjin e Kryetarëve për të diskutuar për aksionin e opozitës.

Presidenti Ilir Meta e ka nisur këtë të hënë me një mesazh sensibilizues për mbrojtjen e tokës. 

Ish-kryeministri Sali Berisha pas urimit për festën e Pashkëve, ndan një tjetër lajm për ndjekësit e tij.

Një emër jashtëzakonisht i njohur për komunitetin shqiptar në mbarë Greqinë, e sidomos në Athinë, Fatos Malaj, hidhet në betejën elektora

Presidenti Ilir Meta shprehet i shokuar nga sulmet e ndodhura në Sri Lanka, ku deri në këto momente numërohen të paktën 207 viktima dhe m

Të martën skadon zyrtarisht afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar krijimin e partisë së re "Binda Demokratike", nga Rudina Hajdari.

Nga Kisha e Shna Ndoit në Laç, kryedemokrati Lulzim Basha uroi të gjithë besimtarët katolike e ungjillore për festën e Pashkëve.

Duke uruar Pashkët, presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë apel të gjithë shoqërisë shqiptare që të bashkëpunojnë për hir të interesit ko