Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllime për viktimat e tërmetit që goditi mbrëmjen e djeshme në Turqi.

Kryemadhi shkruan në Facebook se ne më mirë se kushdo e dimë se sa e rëndë është kjo situatë, ndaj jemi pranë familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ju shprehim ngushëllimin tonë të thellë.

POSTIMI I PLOTË

Kam përjetuar me hidhërim dhe dhimbje të thellë tërmetin që goditi Turqinë dhe popullin turk.

Ne më mirë se kushdo e dimë se sa e rëndë është kjo situatë ndaj jemi pranë familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ju shprehim ngushëllimin tonë të thellë.

Uroj me gjithë zemër që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme për të pasur sa më shumë jetë të shpëtuara.

Solidariteti ynë për popullin vëlla turk dhe qeverinë e Republikës se Turqisë është i pakufishëm në këto çaste tragjike.

Zoti qoftë me ju!