VKM për Kopshtin Botanik/ PD thirrje pedagogëve e studentëve: Bashkojuni nismës për protestë

09/10/2019 - 11:06

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me anë të një vendimi të marrë po rrëmben më dhunë Kopshtin Botanik.

Në një deklaratë për mediat, ish deputeti Luçiano Boçiftoi pedagogët, studentët dhe qytetarëve që të solidarizohen sot në ora 11:00 pranë Liceut Artistik, me betejën ligjore që po bëhet nga Universiteti sipas tij kundër rrëmbimit të pronës publike.

Boçi shprehet se me këtë VKM speciale, kryeministri Rama eliminon tërësisht punën kërkimore shkencore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe i jep një goditje fatale procesit akademik.

DEKLARATA E PLOTË

Edi Rama dhe Erion Veliaj po rrëmbejnë me dhunë shtetërore Kopshtin Botanik, pronë e Universitetit të Tiranës, për ta shndërruar këtë nga një zonë të gjelbër dhe të rëndësishme për interesa akademike, në një shesh për kullat e betonit. Një vendim i qeverisë së Edi Ramës grabit 15 hektarë të Kopshtit Botanik me synimin për të pastruar aty në fushën e ndërtimit me miliona euro para të pista. Ky vendim është vjedhja më e madhe që i bëhet sot Universitetit dhe është në kundërshtim të plotë me ligjin e Arsimit të Lartë dhe statutin e Universitetit te Tiranës, të cilët nuk lejojnë trasferimin e pronësisë dhe ndryshimin e destinacionit të saj.

Kjo vjedhje me VKM speciale, eleminon krejtësisht punën kërkimore shkencore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe i jep një goditje fatale procesit akademik. Në vend që të rrisë financimin për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor, Edi Rama, përkundrazi, i heq të drejtën e pronësisë. Në vend që t’i ndihmojë për të ndërtuar laboratorë shkencorë për procesin mësimor, Rama i eleminon laboratorin më të madh natyror për të ndërtuar dhe për të pastruar paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në vend t’i japë frymëmarrje Universitetit, Rama godet autonominë dhe lirinë akademike të tij me harbutëri dhe padrejtësi.

Vendimi është marrë nga Rama – Veliaj në mënyrë arbitrare dhe arrogante, pa pyetur as Rektoratin e universitetit, as Senatin, as dekanatin, as asamblenë e personelit akademik e as këshillin studentor që janë ligjërisht pronarët e vërtetë dhe ligjorë të Kopshtit Botanik.

Asnjë konsultim paraprak nuk është bërë me ta, siç pretendohet në deklaratat e Bashkisë Tiranë. Asnjë dakortësi nuk është dhënë për këtë grabitje. Madje pedagogët e studentët e kanë kundërshtuar me forcë rrëmbimin e kësaj prone, duke përballur çdo presion apo joshje që u është bërë. Ata kanë kërkuar pranë gjykatës administrative anullimin e kësaj VKM-je korruptive dhe kriminale në një seancë që zhvillohet sot në orën 11.00.

Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështet të drejtën legjitime të përfaquesve të Universitetit dhe të asamblesë së personelit akademik dhe i bashkohet përpjekjeve të tyre për anullimin e VKM-së grabitëse 510. Ne u bëjmë thirrje pedagogeve, studenteve dhe qytetarëve të solidarizohen sot në ora 11.00 pranë Liceut Artistik, me betejën ligjore që po behet nga Universiteti kundër rrëmbimit, grabitjes dhe hajdutërisë së kësaj prone publike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve që në prag të festave të fundvitit t’u ofrojnë mundësinë e punësimit të g

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pa nga afër situatën e familjeve të dëmtura nga tërmeti në Fushë Mamurras, të cilët prej 13 d

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas ftesës së Ramës ndaj Bashës për tryezë të përbashkët.

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sërish kryedemokratit Lulzim Basha që të ulen në një tryezë të përbashkët.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Lorenc Tosku, dhe deputeti Floren

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan premtoi sot se brenda harkut kohor të një viti 500 banesat e premtuara për familjet e prekura

Gjatë një konferencë me investitorët në Turqi pas takimit me Presidentin Recep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmë nga tur

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar në Facebook një video të kryeministrit Edi Rama gjatë periudhës së fushatës elektorale për

Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të diel disa shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka kujtuar sot 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që u ngrit në një marshim masiv më 8 dhjetor të vitit 19