Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka ngritur sërish zërin për kushtet e punës dhe statusin e gazetarit në Shqipëri.

E pranishme në Forumin e Zhvillimit të Medias, Vlahutin kërkoi rishikim të kushteve të punës për gazetarët, ndërsa theksoi se ka shumë të tillë që punojnë pa kontrata.

"Duhet të rishikohen kushtet e punës për gazetarët. Ka shumë gazetarë që punojnë pa kontrata dhe ata janë pa mbështetje. Media nuk është biznes si bizneset e tjera", pohoi Vlahutin.