Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Vlerësimi i DASH për Dvoranin, Rama: Shenjë e mirë që drejtësia po funksionon

26/02/2021 - 10:01

Nga Berati, ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetaret, kryeministri Edi Rama foli për sistemin në drejtësi.

Kreu i qeverisë tha se ka ende punë për të bërë në këtë drejtim, ndërsa shtoi se vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kreun e KED, Ardian Dvoranit është një shenjë e mirë që drejtësia po funksionon.

"Njerëzit me të drejtë kishin besimin se VETING-u do të pastrojë sistemin. Por VETING-U është hedhja e bazave, sepse është pastrimi. Nga pastrimi çlirohet sistemi nga një llum i madh. Dëshiron kohën e vet gjithçka. Duke qenë se VETING-u filloi dhe më shkruajnë mua se përse nuk keni arrestuar këtë dhe atë. Nuk jemi në vitin 1945, nuk e bëjmë drejtësinë me urdhër qeverie, aq më pak mund të bëhet kjo duke bërë kryeministri. Është një mesazh shumë i qartë për të gjithë. U arrestua një shef mjek që faktikisht kishte rrjepur dynjanë, deri dje kjo nuk ndodhte. Ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e tjera të politikës, me vendimin e sekretarit të shtetit me vlerësuar me çmimin e veçantë të nderit të SHBA një gjykatës shqiptar, që dihet se me kë është përplasur është domethënëse. Nëse sot themi a e kemi drejtësinë që duhet? Jo, nuk kemi. Por ai i kemi hedhur bazat? Po. A vazhdojmë të ndërtojmë me durim të madh sistemin e ri dhe drejtësinë e re, duke kuptuar se drejtësinë nuk e ndërton qeveria. Por qeveria, forca që qeveris, ka të drejtë të mbështesë ose votojë, sigurisht që po. Kush e mbështet drejtësinë? Kjo është e qartë, po ashtu siç është e qartë kush e pengon. Korrupsioni po luftohet duke reformuar dhe ndryshuar sistemet, brenda sistemit të madh të shtetit", tha Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Lefter Koka ka zhvilluar një takim electoral me banorët e lagjes nr.3 n

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së demokratit Enkelejd Alibeaj se Partia Soci

Partia Demokratike deklaroi sot se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Në një takim elektoral me të rinj në Laprakë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama tha se sfida e tij më e madhe ë

Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e angazhuar në teknologji, ku premtoi bashkëpunim më të mirë të qeverisë

Zv.kryeministri dhe kandidati për deputet në qarkun e Fierit, Erion Braçe ka sulmuar Presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI, Monika Kr

Kryetari i Partisë Demokratikre, Lulzim Basha ka përsëritur ftesën e tij për një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti Ilir Meta ndodhet në jug të Shqipërisë, ku ka vizituar edhe fshatin turistik të Borshit.

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesit e OSCE/ODHIR në Shqipëri, William Romans, dhe Adela Danaj.

Ambasada amerikane në vendin tonë iu bën thirrje qytetarëve të aplikojnë në Byronë Kombëtare të Hetimeve për hetues.