Edhe pse temperaturat janë shoqëruar me luhatje të vazhdueshme, qyteti i Vlorës ka shpejtuar për të hapur sezonin turistik për vizitorët e huaj dhe ato vendas.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në “Facebook për çeljen e këtij sezoni, ndërsa ka shpërndarë edhe videon e festimeve. Ai uron të gjithë qytetarët shqiptarë për një të diel të këndshme.
Pak ditë më parë kryeministri ka theksuar se synimi dhe objektivi i qeverisë së tij është që të shtojë numrin e turistëve në vendin tonë si një shans i mirë për të shtuar ekonominë e vendit.