VOA: Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë Rama pas mos hapjes së bisedimeve me BE-në

21/10/2019 - 17:51

“Një njeri po na mban peng të gjithëve. Kjo duhet të marrë fund”. Kështu u shpreh sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si përgjegjës për dështimet në procesin e integrimit europian dhe mos-hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Drejtuesi i bashkimit opozitar theksoi se “situata e rëndë ekonomike, mungesa e mundësive, që vjen prej kapjes së institucioneve dhe pabarazisë para ligjit, ka detyruar shqiptarët të largohen në numra rekord si azilkërkues”. “Europa refuzoi Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është i Edi Ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qenë më i fortë se kurrë nga Gjermania, që i tha Po Shqipërisë dhe Jo qeverisë përmes 9 kushteve që duhen përmbushur. Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk ka vullnetin t’i bëjë, Europa do të vazhdojë ta refuzojë Edi Ramën, por ne, shqiptarët, do të vazhdojmë të vuajmë pasojat” – tha zoti Basha.

Ai deklaroi se kryeministri Rama duhet t’i kthejë mandatin popullit shqiptar, sepse “shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave dhe se kushtet treguan që qeveria ka bërë hapa pas”.

Basha tha se krimi, korrupsioni, blerja e votës, mosfunksionimi i gjykatave, nuk janë probleme të brendshme të Europës, por të qeverisë Rama. “Kushtet e BE janë udhërrëfyesi ynë për të dalë nga kriza, për të ndërtuar një Shqipëri demokratike, me mundësi për të gjithë qytetarët e saj. Vënia para drejtësisë e te inkriminuarve dhe korruptuarve në nivele të larta janë kërkesat e panegociueshme për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit” – tha ai.

Zoti Basha tha se qeveria e Tiranës duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të largohet nga drejtimi i vendit.
“Me një qeveri të re, legjitime, e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që drejton procesin e negociatave europiane, mirëqenia dhe përparimi është i mundur” – tha ai. Por kryeministri Edi Rama hodhi poshtë kërkesat për dorëheqje dhe akuzoi opozitën se ajo punoi shumë fort për ta dështuar procesin.

“Ata nuk kanë lënë gur pa lëvizur por nuk ia dolën. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën atë që ju takonte si rezultat i një përplasje të brendshme në tryezën e familjes europiane për të ardhmen e Bashkimit Europian” – tha ai.

Zoti Rama tha pas një mbledhje të Partisë Socialiste për të njëjtën temë se e vetmja gjë që Shqipëria ka në dorë është të bëjë detyrat e shtëpisë, dhe se përgjigja e fundit nga BE-ja nuk ndryshonte asgjë në trajektoren strategjike të vendit, PS-së dhe qeverisë. “Detyrat tona të shtëpisë janë shumë të qarta. Rruga jonë vazhdon pa asnjë lëkundje dhe pa asnjë ekuivok. Ne duam të bëjmë Shqipërinë europiane për shqiptarët dhe fëmijët tanë dhe këtë do ta bëjmë përditë” – tha ai.

Franca i kujtoi Shqipërisë se ka një numër të lartë azilantësh dhe emigrantësh, gjë që nuk përputhet me kërkesat e saj për integrim europian, ndërsa Gjermania i kërkoi të ringrejë Gjykatën Kushtetutës dhe të dënojë zyrtarët e inkriminuar në korrupsion gjyqësor dhe në krime zgjedhore./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Klodian Zoto do paguhet këtë vit nga Rama plot 18 milionë euro, për inceneratorët që në fakt nuk ekzistojnë”.

Kryeministri Rama ka postuar në Facebook një video që tregon një pjesë të punës për shpërndarjen e ndihmave në familjet në nevojë, të god

“Pandemia e shkaktuar koronavirusi është një rrezik i përbashkët që kërcënon vendet dhe qytetarët tanë“.

Ambasada e Italisë në Shqipëri ka publikuar një video ku tregohet solidarizimi i qyteteve shqiptare dhe shqiptarëve me Italinë, që prej j

Ka qenë një ditëlindje ndryshe këtë vit ajo e major Bledar Bimaj, komandanti i operacionit të Policisë Ushtarake për zbatimin e masave të

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, publikon në “Facebook” mesazhin e një fermeri, i cili i kërkon kryeministrit Edi Rama të

Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se java që po lëmë pas ka qenë e vështirë, por lajmi i mirë është se nuk po shohim rritje shpërthyes

Sipas Partisë Demokratike, qeveria ka përjashtuar nga ndihma ekonomike më shumë se gjysmën e qytetarëve që kanë mbetur pa të ardhura për

Një ditë pasi qeveria shqiptare dërgoi në Bergamo një skuadër prej 30 mjekësh e infermierësh për t’ju bashkuar bluzave të bardha në vijën

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, shpjegon për të gjithë qytetarët se do të kthehen në atdhe vetëm një numë