“Dhe për sa kohë familjarët e prekur nga tërmeti duhet të zvarriten nëpër dyert e institucioneve pa marrë një përgjigje konkrete se çdo bëhet me to?”

Kjo është pyetja që ngre kreu i departamentit për Pushtetin Vendor në PD-në e Durrësit, Petro Vokopola përmes një postimi në Facebook.

“Dikur thane qe ne 16 dhjetor do ishte gati bilanci i demeve nga termeti, por pa e percaktuar ne Vlere monetare apo ne m2 ndertime te ndertuara. Ne date 6 dhjetor me VKM u caktua Milva Konomi te hartojne raportin e demit mbeshtetur ne metodologjine PDNA (post disaster need assessment) te UNDP. Metodologi qe merr ne konsiderate jo vetem demin ne ndertesa por dhe ato indirekte, ne turizem, prodhim, tregeti, etj

Kane kaluar 7 jave dhe raport te demit akoma nuk po shohim!

Nderkohe per banoret qe u eshte demtuar banesa, nuk eshte akoma e qarte se kush jane procedurat tekniko-ligjore qe duhet te ndjekin per te riparuar demet si dhe per te marre kompesimin financiar per te! Dhe per sa kohe familjaret e prekur nga termeti duhet te zvarriten neper dyert e institucioneve pa marre nje pergjigje konkrete se cdo behet me to?”, shkruan Vokopola.