Pas emërimit në fillim javë të nënkryetares së re të bashkisë Durrës, Etleva Kondi, ka reaguar Partia Demokratike e Durrësit. Përmes një statusi në Facebook, kreu i departamentit për pushtetin vendor, Petro Vokopola ka ironizuar sjelljen e Kondit nga Tirana në Durrës kur shkruan: “Më mirë e para në një qytet sesa e fundit në kryeqytet!”

Ndërsa shtron pyetjen se pse vijojnë të importohen drejtues nga Tirana, a thua se mungojnë durrsakët e përgatitur, Vokopola thekson se emërimi i Kondit në postin e nënkryetares bëhet nga gruaja e kryeministrit Linda Rama, në mënyrë që nënkryetarja të jetë defacto kryesuesja e Bashkisë.

“Kjo zonjë ka patur eksperienca ulje ngritje në karrierën e saj, por se fundmi ia ka dalë. Më mirë e para në një qytet sesa e fundit në kryeqytet. Zoti na ruajt po pati ndërmend të bëjë vepra të mëdha me PPP, sepse kurrizi jonë do thyhet nga pesha e taksave”,-e mbyll Vokopola statusin e tij.

Statusi i plotë i Petro Vokopolës:

Kryetarja kukull e Bashkise se Durresit, e caktuar nga Linda Rama dhe pa asnje vizion te qarte mbi problematikat imediate te qytetit, duket perhere ne shoqerine e femijve te kopshteve apo shkollave fillore. Ndoshta ate detyre i kane dhene. Nderkohe, Linda nuk ndalon, duke i importuar nga Tirana ne Durres Etleva Kondin si zevendese. Valle ne nuk kemi durrsake te pergatitur? Kondi e rregjur me punera te medha: ne menaxhime lejesh per HEC-a apo rruge te rendesishme nacionale, e cila behet de facto kryesuesja e Bashkise. Kjo zonje ka patur eksperienca ulje ngritje ne karrieren e saj, por se fundi ja ka dale. Me mire e para ne nje qytet sesa e fundit ne kryeqytet. Zoti na ruajt po pati ndermend te beje vepra te medha me PPP sepse kurrizi jone do thyhet nga pesha e taksave.