Vokopola: Pas 7 muajsh tallje, 2500 banorë të Durrësit u përjashtuan për të përfituar njerëzit e partisë

29/06/2020 - 14:37

Pas skualifikimit të rreth 2500 familjeve durrsake nga lista e parë e përfituesve të grantit të dëmshpërblimit për dëmet në banesa të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ka reaguar kreu i departamentit të pushtetit vendor në PD Durrës, Petro Vokopola. 

Në një status në rrjete sociale, Vokopola shprehet se pas 7 muajsh tallje me ta, qytetarët e gjejnë veten të përjashtuar me arsye nga më të pakuptimtat. 

“Skualifikohen thjesht se marrin frymë”, shkruan Vokopola, ndërsa vijon më tej duke nënvizuar se shumë nga ata që e kanë përfituar janë njerëz të partisë në pushtet.

Statusi i plotë: 

Skualifikohen thjeshtë se marrin frymë!!

Pas 7 muajsh tallje, 2500 familje e gjetën veten e tyre të lënë në mes të rrugës nga kartonat monopartiak të Këshillit të Komitet Ekzekutiv. Skualifikimet janë nga më të ndryshmet dhe me të pa kuptimta. Psh përfiton kati i 4-te apo i 5-te i një pallati por nuk përfitojne katet përdhese ku janë dhe me të goditurat dhe nga verifikimet nuk figurojnë me pronësi tjetër por prap nuk përfitojnë. Pasi i bën skanimin e banorëve dalin ata që e kanë përfituar janë njerëz të partisë.

Skualifikohen ata që kanë dy apartamente ku pamvarësisht se në të dyja apartamentet kanë dëmtime dhe janë të pabanueshme.

Skualifikohen se kanë pronësi një dyqan!

Skualifikohen se kanë një vetedeklarim për shtesë për legalizim!

Marrëzia nuk ka fund kur lexon të gjithë listën me arësyet e skualifikimeve.

Skualifikohen thjeshtë se marrin fryme!! Ndërkohë borxhin të cilin do e marri nga jashtë për të riparuar të gjitha dëmtimet do e paguajmë të plotë të gjithë ne edhe të skualifikuarit!!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli i Ministrave të qeverisë ka vendosur sot një shumë prej 1 miliardë e 349 milionë e 321 mijë e 530 lekë për të financuar rikosntr

Lideri i opozitës Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me presidentin e Republikës, Ilir Meta, me të cilin ndau shqetësimin se sipas tij,

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi shkruan në Facebook se presidenti Ilir Meta mban qëndrimin e djeshëm, përsa i përket ndryshimeve kus

Në një konferencë për gazetarët, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bundestagun gjerman

Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter thotë se tashmë mazhoranca në Komisonin e Ligjeve ka votuar draftin e dakordësuar më opozi

Presidenti i vendit Ilir Meta ka rikujtuar një deklaratë të bërë nga kryeministri Edi Rama disa vite më parë, ku shprehet se PS nuk do të

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar një takim sot me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me marrëveshjen e 5 qersh

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas të akuzave të ish-deputeti të Partisë Demokratike, Bardh Spahia lidhur me mungesën e tamponëv