Vokshi: Asnjë masë nga ana e qeverisë për koronavirusin, mjekët s'kanë maska

25/02/2020 - 16:19

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi dhe ish-nëndrejtori i departamentit të Shëndetësisë, Gazment Koduzi kanë vizituar ditën e sotme Qendrën Shëndetsore Kamëz, në kuadër të monitorimit të situatës për koronavirusin.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi është shprehur se pas bisedave me mjekët ka konstatuar se nuk është marrë asnjë masë nga ana e qeverisë ndërsa ka theksuar se në këtë qendër hyjnë të paktën 200 pacientë me shenja gripi në ditë dhe mjeku nuk ka minimumi doreza dhe maskë. 

"Në këtë qendër hyjnë çdo ditë rreth 200 persona. Kanë mbërritur shumë telefonata në PD dhe tek anëtarët e grupit të punës të ngritur nga zoti Basha, të cilët thonë se nuk është marrë asnjë masë nga ana e qeverisë për pajisje me mjete elementare. Ne erdhëm dhe biseduam me disa mjekë të kësaj qendre shëndetësore, nuk janë pajisur deri më tani as me doreza, as me maska, standard këto të OBSH-së, as me disinfektantë. Praktikisht mjekët dhe stafi mjekësor jo vetëm i kësaj qendre, port ë gjitha qendrave dhe spitaleve në Shqipëri është në mëshirë të fatit. Qeveria po bën propagandë. Mjeku është kontakti i parë me pacienti, është ai i cili mund ta marri virusin i pari dhe nuk rrezikojë vetëm jetën e tij, por edhe të familjarëve dhe të pacientëve sepse mund të jetë bartës. Por jo vetëm kjo. Ne dje u informuam se kjo qendër shëndetësore nuk ka pasur ujë 24 orë. Mendoni pak një qendër që qeveria nuk i siguron as ujin. I vetmi njoftim i qeverisë është lani duart, lani duart, por si mund t’i lajnë duart, si mund të bëhen vizitat, si mund të mbahet higjiena e një qendre shëndetësore", tha Vokshi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Demokratët i kërkojnë qeverisë të ndërpresë çdo lloj tenderi apo prokurimi i cili nuk ka lidhje me shëndetësinë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video sensibilizuese në Facebook, ku bëhet thirrje për distancim social, në kët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot përmes një postimi në Facebook lidhur me masat shtrënguese ndaj koronavirusit.

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 75-vjetorin e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ashtu siç ka bërë në ditët e fundit ka mbajtur një komunikatë me qytetarët, ku ndër të tjera ka folur edh

Ish-deputeti demokrat Enkeled Alibeaj ka reaguar pas lajmit se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Krujë janë vetëkarantinuar, pasi 2

Kreu i departamentit të pushtetit vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, ka denoncuar përmes një statusi në rrjete sociale situatën e rëndë

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kujtuar sërish kryeministrit Rama që të mbyllë fasoneritë, call center-at dhe fabrikat me numër të madh puno

Kryeministyri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video të avionit "Lasgushi" i cili prej ditësh transporton pajisje mbrojtëse mjekësor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes online të Konferencës së Kryetarëve, se 9 aktet