Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi shkruan në Facebook se qyteti i Durrësit rrezikon të kthehet në vatër të Covid-19, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve në shkolla.

Demokratja Vokshi thotë se mësues në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, dy drejtues në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici”, mësues në gjimnazin “Naim Frashëri”, mësues në shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, nëndrejtor në Gjimnazin “Leonik Tomeo” etj., janë prekur nga koronavirusi dhe sipas saj nuk është marrë asnjë masë për tamponin e stafit mësimor, stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt me mësuesit me Covid.

POSTIMI I PLOTË

Pse tek SPAK bëhet tamponi dhe në shkolla ku ka mësues me COVID-9 jo?

Në Durrës, në shumë shkolla, denoncohen raste mësuesish me COVID19 dhe mos marrja e masave të nevojshme në respektim të protokollit. Asnjë transparence, asnjë njoftim stafit mësimor apo prindërve.

Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID19. Në disa shkolla rezultojnë drejtues dhe mësues me COVID: mësues në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, dy drejtues në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici”, mësues në gjimnazin “Naim Frashëri”, mësues në shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, nëndrejtor në Gjimnazin “Leonik Tomeo” etj.

Ndërkohë asnjë masë e marrë për tamponin e stafit mësimor, stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt apo mësim me mësuesit me COVID19.

A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve??

Shëndeti dhe jeta e cdo mësuesi dhe cdo nxënësi është e shtrenjtë. Testim masiv serologjik dhe tampon për cdo mësues, sic edhe Kryetari i PD Z Basha ka kërkuar, është jetike dhe emergjencë!