Vokshi: Kompania “Fusha shpk” nuk ka pronë në kufi me Teatrin Kombëtar

18/07/2018 - 13:29

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi të mërkurën se Partia Demokratike ka zbuluar mashtrimin e madh me Teatrin Kombëtar.

“Edi Rama do të fitojë të paktën 205 milionë euro për kullat. Pavarësisht se Rama e ndaloi kryeregjistruesin e pronave të informonte Parlamentin, PD ka zbuluar mashtrimin e madh. E vërteta është se “Fusha shpk” nuk është pronar kufitar me pronën e teatrit, siç thotë qeveria. Ajo ka vetëm 298 metra katrorë në pronësi, jo në kufi me teatrin”, deklaroi Vokshi.

“5522 metra katrorë janë pronë e Teatrit Kombëtar, që do të grabitet për t’iu dhënë kompanisë “Fusha shpk”. 2100 metra katrorë janë pronë e Bashkisë Tiranë. 298 metra katrorë i ka “Fusha shpk” jo në kufi me teatrin. Edi Rama dhe kukullat e tij Veliaj dhe Kumbaro kanë gënjyer Kuvendin. Kjo është arsyeja që Presidenti të mos e dekretojë ligjin korruptiv”, shtoi Vokshi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, teksa publikon shifrat e shumës që paguhet për një litër karburant në vendin tonë, shkrua

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook, mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur në Peqin

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni në një deklaratë për mediat informon për vendimin e paligjshëm për t’i dhënë dy vjet leje prindërore,

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet,  Shpëtim Idrizi i ka kërkuar Prokurorisë të zbulojë portalet, gazetarët dhe OJF-të që k

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitalin e Fierit, ku u njoh me ndryshimet e bëra atje.

Partia Demokratike ka deklaruar sot se 534 drejtues të policisë janë të verifikuar si persona që kanë qenë të lidhur me Sigurimin e Shtet

Ministri Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me votimin e së premtes për ndryshimet kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë.

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale në lidhje me kapjen e laboratorit të drogës në Has.

Operacioni i sotëm për bllokimin e një laboratori droge në Has, është dekonspiruar.

Pas gati 1 viti heshtjeje, ish-deputeti demokrat Arben Imami ka qenë i ftuar në studion e Top Talk, ku ka vënë në dukje gjendjen e vështi