Vokshi nxjerr shifrat: Po testohen pak të dyshuar, nuk respektohet kërkesa e OBSH-së

25/03/2020 - 14:34

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi shkruan në Facebook se qeveria shqiptare nuk po zbaton kërkesën e OBSH për kryerjen e më shumë testeve të COVID-19.

Duke publikuar shifrat e javës së fundit, Vokshi thekson se rastet e të prekurve janë rritur ndjeshëm, por jo numri i testeve.

POSTIMI I VOKSHIT

Organizata Botërore e Shëndetësise (OBSH) përsëriti thirrjen që Qeveritë të testojnë sa më shumë persona të dyshuar.

#testoni

#gjurmoni

#trajtoni

#izoloni

OBSH thotë se kjo është mënyra e vetme për të ulur trendin e frikshëm të përhapjes së virusit COVID 19 në vende të ndryshme të botës.

Fatkeqësisht, qeveria shqiptare nuk po i zbaton kërkesat e OBSH.

Cila është situata në Shqipëri?

Javën e fundit rastet e të prekurve janë rritur ndjeshëm por jo numri i testeve.

  • E enjte: 32 teste, 5 raste
  • E premte: 35 teste, 6 raste
  • E shtunë: 46 teste, 6 raste
  • E diel: 33 teste, 13 raste
  • E hënë: 45 teste, 15 raste
  • E martë: 74 teste, 19 raste
  • E mërkurë: 111 teste, 23 raste

Edi Rama po ndjek një taktikë të gabuar, duke kontribuar në përhapjen e virusit në një numër më të lartë qytetesh të vendit. Duke mos i testuar, duke mos i gjurmuar rastet e dyshuara, trajtimi dhe izolimi i virusit është bërë më i vështirë.

Pjesa më e madhe e personave të infektuar kanë shkuar në spital në gjendje kritike shëndetësore dhe në rrezik për jetën.

Ajo që e bën edhe më alarmuese situatën është shtimi i rasteve të personelit mjekësor dhe stafit mbështetës spitalor. Kjo rikthen vëmendjen tek shqetësimi ynë kryesor se personeli shëndetësor është shumë i pambrojtur përballë virusit tinzar dhe agresiv.

Në kushtet e rëndimit të situatës, ka ende #një mundësi për të ngadalësuar përhapjen e virusit e për të shpëtuar sa më shumë jetë: Qeveria të zbatojë në mënyrë rigoroze kërkesat e OBSH:

#test

#trace

#treat

#Isolate

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka vlerësuar solidaritetin e Shqipërisë me Italinë duke i dhënë 30 mjekë dhe infermierë që do të luftojnë m

Kompania “Air Albania”, ka nisur sot misionin për kthimin në atdhe të qytetarëve shqiptarë, të cilët janë të bllokuar në qytete të ndrysh

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur dërgimin 30 mjekëve dhe infermierëve të Shqipërisë në Itali për të ndihmuar vendin fqinj në luftën k

Kryemistri Edi Rama ka postuar në Facebook një statistikë sa u përket kurbës së rritjeve të rasteve për koronavirusin.

Demokratët i kërkojnë qeverisë të ndërpresë çdo lloj tenderi apo prokurimi i cili nuk ka lidhje me shëndetësinë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video sensibilizuese në Facebook, ku bëhet thirrje për distancim social, në kët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot përmes një postimi në Facebook lidhur me masat shtrënguese ndaj koronavirusit.

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 75-vjetorin e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ashtu siç ka bërë në ditët e fundit ka mbajtur një komunikatë me qytetarët, ku ndër të tjera ka folur edh