Pak para votimit në Kuvend të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsit dhe Elsa Toskajt, deputeti Lefter Maliqi ka braktisur sallën. 

Në një postim në Facebook, Maliqi e cilëson procesin një marrëveshje të fshehtë nga ana e maxhorancës, ndërsa shkruan se ishte pro ngritjes se Gjykatës Kushtetuese por sipas ligjit dhe Kushtetutës duke kaluar nga Presidenti, tek Parlamenti dhe më pas tek Gjykata e Lartë.

"Te dashur miq, para votimit te dy anetareve te rinj te Gjykates Kushtetuese u largova nga Parlamenti, pasi nuk mund te behem pjese e marrveshjeve te fshehta me mazhorancen per te shkelur Kushtetuten,pasi me votimin e sotem ku dhe pjesa me e madhe e opozites ne Kuvend po behet pal me mazhorancen per kapjen e Gjykates Kushtetuese nga Rilindja. Jam pro ngritjes se Gjykates Kushtetuese por sipas ligjit dhe Kushtetutes duke kaluar nga Presidenti, tek Parlamenti, tek Gjykata e Larte sipas radhes. Votimi i sotem e fut vendin ne krize me te thelle politike e Kushtetuese. Domosdoshmeri krijimi i Gjykates se Larte dhe asaj Kishtetuese pasi 3 gjyqtar te Gjykates Kushtetuese zgjidhen nga Gjykata e Larte..Votimi i sotem tregon se parlamenti nuk funksionon, se opozita eshte e paperfaqesuar ne Parlament se dhe ky institucion po kapet nga Rilindja.Turp."