Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar dekretin e presidentit Meta.

Sipas Bardhit, Rama po sillet si Lukashenko për të mbajtur pushtetin. 

“Nuk u prit Komisioni i Venecias. Rama refuzoi të gjitha thirrjet e Bashkimit Europian. Kurrë në këto 30 vite, asnjë palë nuk ka kundërshtuar verdiktin e ndërkombëtarëve“, – u shpreh Bardhi.