Votoni Geri Ballo! Koha që italo-shqiptarët të kenë zërin e tyre në Parlamentin Europian

25/05/2019 - 12:28

Fushata për zgjedhjet europiane në Itali tashmë është mbyllur. Këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse lidhen drejtëpërdrejt me të ardhmen e Europës dhe për rrjedhojë edhe të shqiptarëve kudo që ndodhen.

Kolegji zgjedhor i Italisë së Jugut, ku bëjnë pjesë 6 rajone (Abruzzo, Calabria, Campania, Molise dhe Puglia) me pothuajse 14 milionë banorë ka ndër emrat në listë atë të një italo-shqiptareje: Gerarta Ballo. Ajo kandidon si e pavarur në listën e PD-së, partia e qendrës së majtë italiane.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Geri falënderon gjithë bashkëpunëtorët dhe miqtë që e ndihmuan në këtë fushatë për të shpalosur propozimet për të ardhmen e Europës, dhe fton të gjithë për të votuar dhe besuar tek ajo.

Statusi i plotë:

“Përshëndetje! Tani kam mbyllur takimin tim të fundit përpara votimit të së dielës më 26 maj! Dua të falënderoj gratë dhe burrat që më shoqëruan dhe mbështetën në këtë udhëtim. Dëgjova shumë dhe shpalosa propozimet tona për Evropën.

Edhe pak ka ngelur nga Votimi. Bera gjithshça qe mundesha. Unë ju lutem në këto orë të kontaktoni sa më shumë njerëz që mundeni, në telefon, nëpërmjet Whatsapp, FB, në bar, për t’i bindur ata të besojnë dhe të votojnë për mua. 

Të dielën në jug (Abruzzo, Basilicata, Kalabria, Campania, Molise, Puglia) le të votojmë për Ballo në kartelën portokalli të Zgjedhjeve Evropiane! Faleminderit nga zemra!”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar kërkesën e Idajet Beqirit për t’u ç’regjistruar nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ka

Kolegji Zgjedhor shpall verdiktin e tij në lidhje me kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri për çregj

Të gjithë ata prindër që kanë merak për të gjetur një çerdhe apo një kopësht për fëmijët e tyre, do të marrin një zgjidhje, pasi Bashkia

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar lidhur procesin në Kolegjin Zgjedhor, i cili sot vendos për kërkesën e të

"Kryeministri Edi Rama do të kthehet në skenën e krimit!" "Kryeministri Rama është i paligjshëm në Durrës!"

Lulzim Basha do takohet me aleatët e PD-së në orën 12:30 për të diskutuar mbi aksionin opozitar.

Deputeti Lefter Maliqi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama të cilin e quan kalorës të Rilindjes së bandave, drogës, krimit, korrupsionit e

Në orën 11:00 drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste.

Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e 55 deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.