24 qershor 2015 – Pas ekzekutimit të efektivit të Reneas ditën e sotme në Lazarat, kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim urgjent ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Takimi u zhvillua në Kryeministri, ndërkohë që në terren gjenden forca të shumta të policisë, të cilat po përgatiten për një tjetër aksion në Lazarat, për kapjen e autorëve të krimit. 

Gjatë përplasjes së policisë me grupin e armatosur, u ekzekutua me plumb në kokë efektivi i Reneas, Ibrahim Basha, 31 vjeç, dhe u plagosën dy efektivët e tjerë, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/