Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ishte pranishëm në konferencën shkencore në Shkodër të organizuar nga Këshilli i qarkut Shkodër me temë: “Shkodra në vitet e komunizmit 1945-1953”.

Nishani ka komentuar ngjarjet dhe vrasjet e fundit që kanë tronditur metropolin e veriut, ku u shpreh:

"Shkodra për momentin është marre peng nga individë apo grupe kriminale dhe për ketë ndjeje keqardhje. Jam i bindur se është situate kalimtare dhe Shkodra do te dije ta kaloje. Duket sikur e kanë marrë peng përkohësisht jetën e këtij qyteti, lirinë, të drejta e qytetarëve. Por gjithsesi, pavarësisht kësaj situata, që unë besoj se kjo është momental dhe unë besoj se do të kalohet. Shkodra mbetet një simbol shumë i madh për mbarë  botën shqiptare, por edhe simbol i përfaqësimit të shqiptarëve dhe Shqipërisë në aspektin ndërkombëtar. Kjo nuk është e ditëve të sotme, por është një trashëgimi shekullore."