Situata në pikën kufitare të Kakavijës vijon të mbetet e rënduar, teksa radha e automjeteve që presin të kalojnë në shtetin grek, është me dhjetëra kilometra.

Në një prononcim për mediat nga Kakavija, ministrja e Mbrojtes Olta Xhaçka, thotë se kjo situatë është shkaktuar nga pandemia e Covid-19, dhe se të gjithë duhet t’i nështrohen rregullave të reja.

“Bëhet fjalë për disa rregulla të reja për fat të keq duhet t’i nënshtrohemi të gjithë, sepse po jetojmë kohë të pazakonta. Nesër fillon regjimi i ri, sot po tentojmë vetëm të shtojmë ritmet, që sa më shumë njerëz të kalojnë kufirin, që mundimi i pritjes për 3 ditë, mos t’ju shkojë dëm. Për pjesën tjetër që nuk do arrijnë ta kalojnë kufirin, do duhen të kthehen në shtëpi, t’u nënshtrohen aplikimit, dhe do duhet që të vijnë në një moment të dytë.”

Xhaçka u shpreh se vijojnë bisedimet me palën greke, që të shtohet ritmi i punës për kalimin e qytetarëve shqiptarë, dhe se duhen respektuar masat e vendosura.

“Bisedimet vazhdojnë. Kjo kategori udhëtarësh ka ardhur këtu për arsye të tyre, por për fat të keq, pikërisht sepse kanë lëvizur në kohë të paqarta, janë të detyruar t’i nëntshrohen këtyre masave. Nuk i ka vendosur vetëm Greqia, i kanë vendosur edhe shtetet e Bashkimit Europian me njëri-tjetrin. Shteti fqinj ka marrë këto masa, ne do t’i respektojmë sepse nuk kemi çfarë të bëjmë. Maskimumi që mund të bëjmë, është që të bisedojmë që ritmi i kalimit në kufi të jetë me rimte më të larta.”