Xhafaj reagon pas takimit me ambasadorët e vendeve të BE: Jemi në rrugën e duhur!

13/03/2018 - 15:37

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me ambasadorë të vendeve të BE në Tiranë. Në një postim në Twitter, ministri Xhafaj ka dhënë edhe detaje nga takimi, ku shkruan:

“Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor. Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha: si në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit #ForcaELigjit, Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Policimit në Komunitet, Vettingun etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët. Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Monika Kryemadhi tha se i vetmi deputeti i LSI që nuk mori pjesë në mbledhjen ku u vendos për të djegur mandatet, ishte Lefter Koka.

Gjatë intervistës në emisionin “A Show” Koço Kokëdhima nuk i shpëtoi provokimeve të vogla të Adi Krastës.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, pasi kjo e fundit dënoi dhun

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka komentuar aktin e deputetit të PD-së, Edi Paloka i cili një javë më parë spërkati me bojë kr

Pas kryeministrit Edi Rama edhe zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar me vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

Menjëherë pas lajmit të shkarkimit të dy zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës nga radhët e PDIU-së për shkak se morën pjesë në protestën e op

Pas vendimit unanim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe LSI-së për djegien e mandateve parlamentare ka ardhur reagimi i depu

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, i cili krahasonte Partinë Socialiste me Juventusin, vjen edhe kundërpërgjigja e kreut të Grupit P

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet.

Në një status në Twitter, Rama shkruan:

Mediat e huaja vazhdojnë t’i kushtojnë një hapësirë të gjerë asaj që po ndodh në Shqipëri.