“Biznesi fason në Durrës po përballet me mungesën e ndihmës së premtuar nga Qeveria për të përballuar situatën e krijuar nga COVID19.”

Kështu e nis postimin e tij në rrjete sociale kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ndërsa vë theksin në premtimet e bëra nga kryeministri Rama për këtë sektor të cilat nuk u finalizuan.

“Në çdo takim, lidhur me biznesin fason, që është shumë i zhvilluar në Durrës, Kryeministri premtoi që do të japë mbështetje financiare për qeratë, që do të ulë taksat, që do të ulë cmimin e energjisë elektrike. Por, në të vërtetë, ska bërë asgjë.

Varfëria dhe papunësia janë shtuar, ndërsa Qeveria e ka fokusin tek zhvillimi i tenderave dhe ndarja e lekëve”,– shkruan Xhaferraj.

Sipas tij, punëdhënësit janë të detyruar të shkurtojnë stafin, pasi po punojnë në kushte të vështira.

“Sipërmarrësit, të gjendur në vështirësi dhe të vetëm në këtë “luftë”, janë detyruar të bëjnë shkurtime dhe të largojnë nga puna një pjesë të punonjësve. Megjithëse me paga të ulta, shumë prej të larguarve nga puna ishin burimi i vetëm i të ardhurave në familjet e tyre. Biznesi fason është në kushte të vështira”– e mbyll statusin e tij Xhaferraj.

Biznesi fason në Durrës po përballet me mungesën e ndihmës së premtuar nga Qeveria për të përballuar situatën e krijuar…

Posted by Ferdinand Xhaferraj – Faqja Zyrtare on Wednesday, October 28, 2020