Kreu i PD-së për Durrësin, Ferdinand Xhaferraj, në një dalje nga selia blu e qytetit bregdetar, iu uroi sot suksese të gjithë nxënësve e mësuesve në nisje të vitit të ri shkollor.

Duke shprehur vështirësitë e këtij viti shkollor që po fillon me problemet e tërmetit dhe pandemisë, Xhaferraj tha se “Si pedagog, e mbi të gjitha si prind, e kupton shumë mirë sfidën e çdo familje”.

Nga ana tjetër, nuk kurseu as akuzat kundër qeverisë për mënyrën e menaxhimit të rihapjes së shkollave, duke i krahasuar me ato të vendeve të ndryshme me qeveri të përgjegjshme.

Masat janë krejt ndryshe nga ato të marra nga qeveria Rama. Kjo sepse prioritetet e qeverisë Rama nuk janë siguria dhe shëndeti i qytetareve, por pasurimi edhe nga drama e tërmetit dhe pandemia. Fëmijët në fshatra udhëtojnë me kilometra sic është rasti i Sukthit ku disa fshatra janë grumbulluar në një shkollë në  Rushkull”.

Xhaferraj akuzoi se disa shkolla publike në Durrës po rindërtohen pa leje ndërtimi.

“Papërgjegjshmëria e kësaj qeverie është e paimagjinueshme, shkolla publike që fillojnë të ndërtohen pa leje ndërtimi, siç ishte rasti i shkollave “Shaqe Mazreku” dhe “Njazi Mastori”, apo shkolla “Bedrie Bebeziqi”, e cila akoma nuk ka leje ndërtimi. Ky është treguesi më i mirë i papërgjegjshmërisë së strukturave shtetërore, të cilët janë të gatshme, që për të grabitur, të vënë në rrezik edhe jetën e fëmijëve dukë ndërtuar objekte pa leje ndërtimi. Neni 199/a i Kodit penal e klasifikon ndërtimin e paligjshëm si vepër penale që dënohet nga një deri në pesë vite. Por, kodi penal ndëshkon vetëm qytetarin që burgoset edhe për një gardh”.

“Qytetarët janë të lodhur nga standardet e dyfishta të qeverisë Rama ku asnjë rregull nuk vlen njësoj për të gjithë. Qytetarët  janë të acaruar nga vështirsitë dhe fatkeqsitë që i krijon çdo ditë kjo qeveri. Zgjidhja është e thjeshtë, po vjen dhe kete e thotë vashdimisht opozita: një qeveri e administratë normale pranë qytetarit dhe për qytetarin”, e mbyll konferencën e tij kreu i PD-së.