Partia Demokratike dega Durrës, ka nisur nga puna për zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen vitin që vjen. Demokratët po punojnë për ngritjen e strukturave, duke zgjedhur kryetarët e grupseksioneve.

Prej disa ditësh, grupet e punës në PD po punojnë duke zgjedhur kryetarët e rinjë të grupseksioneve nëpërmjet votimit. Në disa prej zonave, zgjedhjet janë drejtuar nga kryetari Ferdinand Xhaferri, i cili u ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen dhe të reagojnë ndaj këtij pushteti të korruptuar dhe të inkriminuar.

Me togfjalëshin “nuk ka asnjë arsye që demokratët të tulaten, por të reagojnë për të ardhur menjëherë në pushtet”, iu drejtohet Xhaferri demokratëve durrsakë.

Pas zgjedhjeve të kryetarëve të grupseksioneve, puna në Partinë Demokratike dega Durrës do të vazhdojë me zgjedhjen për kryetar seksioni dhe zgjedhjen e anëtarëve që do të jenë në listë për Këshillin Bashkiak.