Ish-kryebashkiaku, Xhelal Mziu është caktuar ditën e sotme drejtues qarku i PD-së në qytetin e Dibrës për zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët nënkryetari i PD-së Edmond Spaho u caktua drejtues politik i PD në Korçë, ndërsa pedagogu Mark Marku do të drejtojë fushatën në qarkun e Lezhës.

Ndërsa na ndajnë rreth tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Partia Demokratike është në përmbyllje procesi në disa qarqe, pasi më parë janë caktuar drejtuesit politik në Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier dhe Vlorë.

Ndërkohë disa qarqe, me në krye Tiranën, Partia Demokratike nuk ka caktuar ende drejtuesit e saj politikë, me të cilët do të garojë në prill.