Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook” në lidhje me situatën politike, ndërsa shprehet se njerëzit e kuptojnë diktaturën kur ajo u troket në derë.

Duke komentuar situatën politike në vend, ai shprehet se kjo ndjesi e të “kuptuarit të diktaturës” ka qenë e njëjtë në shumë vende të botës.

“Për fat të keq njerëzit e kuptojnë diktaturën kur ju troket polici tek dera. Kështu ka qenë gjithmonë dhe tek çdo popull…”, shkruan ai.