Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kërkuar që dy deputetët e partisë ku ai aderon, Kejdi Mehmetaj dhe Florida Kërpaçi, të dorëzojnë mandatet e tyre.

Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani kërkon që ato të dyja t’i bashkohen studentëve dhe të mos jenë me pushtetarët.

“Kejdi dhe Floida duhet të dorëzonin mandatet e të ishin bashkë me shoqet e shokët e tyre studentë, jo me pushtetarët anti-studentë”, shkruan ai.

Kujtojmë që sot, pas zhvendosjes së protestës së studentëve para Kuvendit, deputetët e opozitës janë rikthyer në Kuvend, për të shprehur mbështetjen ndaj tyre.