Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim është takuar me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj me të cilën diskutoi për Reformën në Drejtësi.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim thotë se me ministren Gjonaj bisedoi për arritjet e vitit të kaluar dhe për prioritet e vitit 2021, duke përfshirë edhe kuorumin në Gjykatën e Lartë.

“Reforma në Drejtësi po ecën përpara hap pas hapi. Le të vazhdojmë përpara”, shkruan në Twitter ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.