Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha. Kim në një postim në mediat sociale shkruan se falë Tushes, në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi tashmë Gjykata Kushtetuese është funksionale.

Më tej ambasadorja shton se tashmë GJK ka për detyrë të shqyrtojë çështje shumë të rëndësishme dhe se SHBA do të mbështesë Shqipërinë që Reforma në Drejtësi të sjellë rezultate.

“U takova me gjykatësen Tusha për ta falënderuar për udhëheqjen e saj të qëndrueshme & të mençur të KED-it, e cila mundësoi që Gjykata Kushtetuese në Shqipëri të bëhej funksionale.

Tani ajo ka përgjegjësinë e udhëheqjes së GJK në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. SHBA-të do vijojnë mbështetjen e tyre të fuqishme që Reforma në Drejtësi të sjellë rezultate“, shkruan Kim.