Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të mblidhen ditën e nesërme në Tiranë. Takimi pritet të nisë në orën 11:30 në Pallatin e Kongreseve. Në mbledhje do të flasë fillimisht kryeministri Edi Rama, ndërsa më pas homologu i tij kosovar, Abdullah Hoti.

Është parashikuar që në këtë takim të mbajnë fjalën e tyre edhe anëtarë të ndryshëm të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim.

Rrreth orës 12:45 pritet të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare. 45 minuta më vonë Rama dhe Hoti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Mbledhja mes dy qeverive pritet të përfundojë rreth orës 13:30 me një foto të përbashkët.

Axhenda:

11.00– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve

11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

11.30– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë)

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

13.00– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

13.30 – Foto e përbashkët /