Komisioni i Ligjeve miratoi ditën e djeshme, me 14 vota pro dhe një kundër, mbi ngritjen e Komisionit Hetimor në lidhje me shkarkimin e Presidentit Meta, ndërsa sot është bërë publike lista e plotë e deputetëve që do të jenë pjesë e komisionit. Personi që spikat më shumë se të tjerët është deputeti Spartak Braho, një person me lidhje të afërta miqësore me Presidentin Meta dikur.

Ngritja e Komisionit Hetimor pritet të konkludohet ditën e sotme, ku votimi në parlament do të vendosë mbi finalizimin ose jo të tij.

Lista e plotë e emrave të deputetëve pjesëmarrës në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta:

Kryetar: Alket Hyseni

Nënkryetar: Myslym Murrizi

Sekretar: Klotilda Bushka

Anëtar:

Vasilika Hysi

Elena Xhina

Spartak Braho

Halil Jakimi

Nikolin Staka

Arlind carcani

Zëvendësues:

Ermonela Felaj

Xhemal Qefalia

Eugen Bojaxhi

Nisma për shkarkimin e Metës është firmosur nga 50 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.