Zbardhet takimi i Metës me opozitën, ja çfarë u diskutua

19/11/2019 - 11:49

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mësohet se Presidenti Meta i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të Reformës në Drejtësi.

Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës.

Gjatë këtij takimi, Presidenti ka theksuar se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.

Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.

Presidenti Meta vuri në dukje se përmbushja urgjente e kushteve të Bundestagut është e vetmja rrugë e sigurtë për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dhe për ndalimin e shpopullimit dramatik të vendit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin pak ditë më par

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi denoncon se qeveria shqiptare nuk ka strategji për të përballuar COVID 19.

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me qytetarë dhe sipërmarrës të goditur nga kriza ekonomike.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka akuzuar ministrinë së Shëndetësisë sa i takon situatës me koronavirusin, ku dita ditë

Shoqatat shqiptare në Izmir të Turqisë kanë përkujtuar 76-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet e një prej ditëve të punës së Patrullave të Policisë së Shtetit, që shkojnë derë më derë te

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dëgjuar nga afër shqetësimet e fermerëve të zonës së Pogradecit, të cilët nuk kursyen ankesat për qeveri

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, shprehet se shifrat po tregojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit si pasojë e COVID-1

7 deputetë të PS-së, anëtarë të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, kanë depozituar në Kuvend kërkesën për shqyrtim të ndryshime

Edi Rama, duket se po bëhet gati për një operacion politik të ngjashëm me vitin 2016-2017, si një manovër përpara zgjedhjeve parlamentare