Zbardhet takimi Nishani - McCain: Jemi krenarë që jemi aleatë besnikë

14/04/2017 - 18:11

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti dhe zhvilloi një takim me Senatorin amerikan dhe ish-kandidatin për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, i cili po zhvillon ditët e fundit një tur zyrtar në disa vende të Ballkanit.

Pasi i uroi mirëseardhjen dhe vlerësoi rolin udhëheqës dhe kontributin e vyer shumëvjeçar të Senatorit McCain në politikën dhe Senatin amerikan, Presidenti Nishani vuri në dukje se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributet e të përmbushë përgjegjësitë e saj ushtarake dhe financiare në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Jemi krenarë që jemi aleatë besnikë, të denjë e të sinqertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga mbështetja e të cilave frymëzohemi edhe për lirinë e demokracinë tonë.” – theksoi Presidenti Nishani, duke e siguruar Senatorin McCain se vendi ynë dhe Forcat e Armatosura shqiptare do të vazhdojnë ta luajnë këtë rol edhe në të ardhmen.

Kreu i Shtetit shqiptar dhe Senatori McCain diskutuan edhe për situatën e Ballkanit, ku u vlerësua roli dhe kontributi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar për konsolidimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit të përbashkët me orientimin dhe synimin e integrimit e të gjithë vendeve dhe popujve në rajon në bashkësinë euro-atlantike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Një foto nga takimi elektoral në Durrës, ku shfaqet koordinatori Vangjush Dako ndërsa shtrëngon duart me kandidatët për kryetar bashkie n

Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale ka prezantuar në Tropojë kandidatin e PS, Rexh Byberi.

Një ditë pas protestës së opozitës që i parapriu dhe shoqëroi takimin elektoral të Edi Ramës në Durrës, nënkryetari i degës lokale Arlind

Kryeministri Edi Rama ka paditur gazetarin gjerman Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në të përditshmen gjermane "Bild".

Valbona Sako, kandidatja socialiste për bashkinë e Durrësit ka falenderuar pjesëmarrësit për mbështetjen e treguar gjatë takimit të djesh

Bashkitë që janë nën drejtimin e opozitës kanë vënë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se asnjë vendim i paligjshëm i këtij Komis

Na ndajnë edhe pak ditë nga 30 qershori, dita e zgjedhjeve, për të cilën kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa herë se nuk do lëvizë pa

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka publikuar një foto ku shfaqet famuri kombëtar i hedhur në tokë pas mitingut të një ditë më parë të kryemi

Në disa rrethe kanë mbërritur materialet zgjedhore për 30 qershorin.