Partia Demokratike ka zyrtarizuar ditën e sotme drejtuesin politik në qarkun e Beratit dhe Dibrës për zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se në qarkun e Beratit është zyrtarizuar Tomorr Alizoti, i cili do të udhëheqë dhe listën e kandidatëve për deputetë në këtë qark, ndërsa në atë të Dibrës do të jetë Xhelal Mziu.

PD deri më tani ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë; Edi Paloka në Durrës, në Shkodër Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, në Lezhë Mark Marku dhe në Korçë, Edmond Spaho.