Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të organizojnë protestën e radhës më 11 maj.

Deri më tani, opozita ka realizuar 9 protesta, tre prej të cilave konsiderohen kombëtare, dhe e tillë do të jetë edhe ajo e 11 majit.

 

Gjithashtu, opozita ka realizuar edhe 6 protesta më të vogla përpara Parlamentit në rreth dy muaj qëkurse vendosi të digjte mandatet e deputetëve në Parlament.