Zbulohet skenari i PD-së për të dielën: Do pamundësojmë zgjedhjet farsë

26/06/2019 - 13:02

Burime zyrtare nga Partia Demokratike pohojnë se ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin.

"Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme", citohet nga burime zyrtare në PD.

"BalkanWeb" shkruan se sipas të njëjtave burime në bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë, Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën.

Protestat venë në dukje bashkëpunimin e kryeministrit Edi Rama me bandat e drogës dhe krimit të organizuar. "Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve", thonë burime zyrtare nga PD. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama dhe imami Elvis Naçi ka qenë sot në Thumanë për të parë nga afër punën që po bëhet për përgatitjen dhe ngritjen e n

Tashmë siç e ka bërë zakon kryeministri Edi Rama së bashku me kamerën e ERTV, viziton familjet e prekura nga tërmeti.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi paketën e rindërtimit të dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit bashkë me buxhetin e vitit

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj.

Kryedemokrati Lulzim Basha iu bën thirrje banorëve të Durrësit, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, që të mos rrezikojnë për të

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për sigurinë rrugore, Jean Todt.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit për të emëruar Arben Ahmetajn në postin e min

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan në Facebook se njerëzit e pushtetit gënjyen për Thumanën, teksa publikon një video ku shfaqet

Presidenca ka reaguar pas ndryshimeve në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama, i cili ka propozuar emrin e kreut të Komisionit

Ditën e djeshme, Katrin Treska u shkarkua nga posti i Drejtoreshës së Përgjithshmë në Ministrinë e Drejtësisë.