Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Gent Cakaj nuk është shprehur asnjëherë për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Blushi e ka quajtur Gent Cakajn si “kandidatin e Baton Haxhiut” nisur edhe nga letra "kërcënuese" që ky i fundit i dërgoi Metës, duke publikuar dhe një video ku zëvendësministri i Jashtëm shpjegon se çfarë nënkupton ndryshimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor.

“Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor”, – thekson Blushi.