Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero i bën thirrje politikës shqiptare për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit për kodin zgjedhor.

Pisonero shkruan në Twitter se marrëveshja për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR, ishte kusht i KE për negociatat dhe se çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor.

“Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para IGC. Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor”, shkruan Pisonero.