Zgjatja e mandatit të komisionit për Metën, Alimadhi: Të shpërbëhet! Manja: Kemi një plan hetimor

18/09/2019 - 10:33

Debate mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës së re në komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Komisioni është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën për zgjatjen e mandatit të komisionit, në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias. Gjithashtu në rend të ditës është edhe miratimi i procesverbalit për mbledhjen e 9 shtatorit ku ishte edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi kërkoi shpërbërjen e komisionit pasi sipas tij nga dekreti i Presidentit për anulimin e 30 qershorit nuk është prodhuar asnjë situatë e rëndë dhe se po shkelen të drejtat e Presidentit. Nga ana tjetër Manja tha se ka një plan hetimor të miratuar dhe se diskutimet e këtij lloji të propozuara nga Alimadhi do të bëhen në një seancë të posaçme pas mbërritjes së opinionit të Venecias.

Alimadhi: Drejtuesit e institucioneve që kanë të bëjnë me proceset e komisionit hetimor do doja të kishin ftesë e të paraqiteshin para komisionit. Përderisa kishim presidentin do të doja që drejtuesit e institucioneve që kanë anuluar dekretin e presidentit të ishin në komision.

Në fund zgjedhjet u zhvilluan dhe nuk prodhuan situatë shumë të rëndë politike. Zgjedhjet u zhvilluan, ju morët 61 bashki dhe situata nuk është e rëndë. Ose ktheni 61 bashki ose shpërbëni komisionin.

Ngritja e këtij komisioni i privon liritë dhe të drejtat presidentit qoftë zoti Meta apo dikush tjetër sepse nuk funksionon Gjykata Kushtetuese. Në fakt kam kërkuar të shtyhet dhe ju erdhët në idenë time pas dy muajve. Nuk kemi shkelje të rëndë që fajëson Presidentin, sepse presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje që prek interesat e këtij vendi apo shkel të drejtat e shtetasve të Republikës së Shqipërisë.

Manja: Kemi një plan hetimor të miratuar në këtë komision dhe nuk mendoj se duhen djegur etapat. Diskutimi juaj ka të bëjë me diskutimet që ne kemi lënë të bëjmë në një seancë të posaçme pas opinionit të Kom të Venecias. Sot kemi miratimin e procesverbalit, procedurë e këtij komisioni. Është zbardhur dëshmia e Presidentit. Jemi dakord me procesverbalin e mbledhjes së datës 9.9.2019. Miratohet. Si pikë të dytë kemi zgjatjen e afatit të kom hetimor. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj iu drejtua sot sërish mediave lidhur me vendimin e një ditë më parë të BE për të mos çelur negociatat me Sh

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar një ditë pas vendimit të Këshillit Europian, i cili vendosi që Shqipërisë dhe Maqedonisë

Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se Italia do t’i propozojë Bashkimit Europian të hap në muajin nëntor negociatat për Shqipërinë

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të Këshillit Europian, i cili votoi kundër hapjes së negociatave

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të Këshillit Europian, i cili votoi kundër hapjes së nego

Ekspertja Valesa Esch shpjegon pёr DW vendimin e samitit tё BE-sё mbi negociatat me Shqipёrinё dhe Maqedoninё e Veriut.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, ku shprehej i zhgënjyer për vendimin e Këshillit Eu

Një reagim i ashpër vjen nga ish-deputeti i Parlamentit Europian Eduard Kukan, pasi sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën një ‘JO’ n

Shqipëria nuk mundi të marrë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.