Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme ka përshëndetur vendimin e marrë nga Vendet e Europës Juglindore për zgjedhjen e Majlinda Bregut në pozicionin e sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe zgjedhjen e Kosovës për të kryesuar këtë organizatë.

MEPJ i ka përcjellë urimet Bregut në ushtrimin e detyrës së Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, një institucion i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal.

REAGIMI I PLOTË

Takimi i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) vendosi sot të zgjedhë znj. Majlinda Bregu në pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për periudhën 2019-2021.

MEPJ dëshiron të falënderojë vendet anëtare te SEECP për mbështetjen që i dhanë kandidaturës shqiptare, e para shqiptare në këtë pozicion, në këtë nivel dhe njëkohësisht edhe e para femër në atë detyrë.

MEPJ i uron suksese znj. Bregu në ushtrimin e detyrëssë Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, një institucion i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal që ka për mision kryesor mbështetjen, fuqizimin dhe shtrirjen e bashkëpunimitrajonal, mbështetjen e vendeve të Europës Juglindore në procesin e integrimit evropian, dhe e siguron atë përmbështetjen e plotë në ushtrimin e detyrës së lartë.